Ylli i Real Madridit i kërkon Taynës një koncert në Brazil (FOTO)

By

Ylli I Real Madridit, Vincus JR, sërish i ka shkruar Taynës.

Pasi doli publikisht duke dëgjuar këngën e fundit të reperes “Sicko” ai i kërkoi artistes një koncert në Brazil.

Këtë e ka bërë të ditur Tayna në Instagram, ku futbollisti u bë pjesë e pyetje/përgjigjeve të saj me ndjekësit.

“E dua një koncert në Brazil”, ka shkruar ai teksa Tayna ia ktheu: “Organizoje atë pastaj”.

Kujtojmë se kënga e fundit e reperes shqiptare u pëlqye shumë dhe ka arritur goxha miliona klikime në YouTube./Prive.al

Artikuj të ngjashëm