Këngëtarja shumë e pëlqyer Mimoza Shkodra ka befasuar me paraqitjen e fundit në rrjete sociale duke mahnitur ndjekësit e saj.
Me një fustan të shkurtër ngjyrë vishnje të errët nga Valdrin Sahiti dhe grim e flokë relativisht natyrale dhe të thjeshta, ajo shkëlqen me imazhin që reflekton.
Të shumta kanë qenë komplimentet për Mimozën e cila së fundmi ka qenë tejet e angazhuar me intervista, programe festive dhe koncerte.
Kujtojmë se pas projektit ‘Boll Inati’, siç edhe paralajmëroi pak ditë më parë në NIN të Klan Kosova, Mimoza ka gati dy projekte të zhanrit baladë të cilat parashihen të publikohen në javët në vazhdim. /Prive.al/