Ndarja nga bashkëshorti i saj australian Liam Hemsworth, lidhja dritëshkurtër me Kaitlynn Jenner pastaj ndarja nga ajo, ndodhën në një periudhë të shkurtër mujore.
Pastaj u raportua se vajzat i dhanë fund lidhjes së tyre pasi që nuk ishte asgje serioze dhe se po qëndronin afër njëra tjetrës.
Mirëpo menjëherë nga ndarja e lidhjes vetëm dy mujore, Miley Cyrus u pa në shoqërinë e një australiani tjetër – kësaj here një këngëtar Cody Simpson.
Dyshja nuk ishin të fshehtë në publikimin e raportit të tyre. Kohën kur Miley qëndroi tani në spital, ajo u pa nën shoqërinë e Cody-t i cili u kujdes që t’i dërgonte trëndafilë dhe këndonte një këngë të padëgjuar më parë.
E gjitha kjo tingëllon si fillimi i një lidhje të bukur.
Ajo që morri më shumë vëmendje ishte postimi i Cody-t në llogarinë e tij personale në Instagram. Një foto ku dyshja shihen shumë intim, ishte ajo që vulosi lidhjen e tyre që po vazhdon të bëhet serioze.