Pse qau e vetme Xhuli, mbrëmë pas Prime? (VIDEO)

By

Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, konkurrentja e këtij formati televiziv, Xhuli është parë goxha e mërzitur.

Larg nga të tjerët, e vetme dhe e rrethuar më kamerat e shtëpisë, Xhuli ka qarë dhe është shfaqur e hamendësuar.

E zemërimi i saj duket të jetë rezultat i televotimit të mbrëmshëm për banorin e preferuar të shtëpisë, epitet të cilin me anë të votave të publikut e ka fituar Vedati.

Një gjë e tillë duket ta ketë prekur Xhulin, marrë parasysh debatin e ashpër të tyre, derisa Vedati e ka quajtur atë “Komandante të Dubait”, teksa përplasja ka vazhduar edhe në Prime.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

 

Artikuj të ngjashëm