Aktorja britaneze Michaela Coel nderoi, dhe sfidoi shkrimtarët kudo në ndoshta një nga fjalimet më të paharrueshme të natës në çmimet e 73 -të të “Emmy Primetime”.
Aktorja dhe shkrimtarja 33-vjeçare fitoi “Outlook Writing for a Television Limited Anthology Series” për serialin e saj të suksesshëm të “HBO I May Destroy You”.
Coel, e cila krijoi serinë dhe luan personazhin kryesor Arabella, mbajti një fjalim prekës në skenë, ndërsa ia kushtoi çmimin të mbijetuarve të sulmeve seksuale.
Coel mundi për çmimin Laura Donney (WandaVision), Scott Frank (The Queen’s Gambit), Chuck Hayward dhe Peter Cameron (WandaVision), Brad Ingelsby (Mare of Easttown) dhe Jac Schaeffer (WandaVision).
“Në një botë që na josh të shfletojmë jetën e të tjerëve, për të na ndihmuar të përcaktojmë më mirë se si ndihemi për veten, dhe nga ana tjetër të ndiejmë nevojën për të qenë vazhdimisht të dukshëm, sepse dukshmëria e këtyre ditëve duket se disi barazohet me suksesin, mos kini frikë të zhdukeni prej saj, prej nesh për një kohë, dhe shikoni se çfarë ju vjen në heshtje,” shtoi ajo.
Ajo e përfundoi fjalimin e saj duke deklaruar, “Unë ia kushtoj këtë çdo të mbijetuari të sulmit seksual”.
Ceremonia është paraqitja e parë e Emmy Awards e Coel, ajo gjithashtu foli për pjesmarrjen e saj.
“Nëse e mendoj shumë, emocionohem. Unë jam shumë mirënjohëse,” u shpreh ajo.