Mesazh i koduar? Arilena përmbledhë ‘Shaj’ me një fjali të vetme

By

Jehona e triumfit të Arilena Arës në ‘FiK’ po vazhdon edhe dy ditë pas përfundimit.

Këngëtarja e njohur po vazhdon të komentohet për vendin e parë në edicionin e 58-të pas një gare tejet të fortë me pretendenten tjetër, Elvana Gjata.

Pasi të tjerët folën shumë për të, shumica duke e përkrahur, Ara ka vendosur të flasë vetë.

Pas një ‘Faleminderit’ të shkurtër, ajo sot ka lënë një tjetër përshkrim për ‘Shaj’ që ngjason në një mesazh të koduar.

‘Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur’ – ka deklaruar Arilena duke përmbledhur të gjithë emocionet që kënga triumfuese i ka dhënë vetë asaj.

Komentet nga fansat nuk kanë munguar. /Prive.al

View this post on Instagram

Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur.

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Artikuj të ngjashëm