Merret vendimi për dasmat – kaq persona lejohen

By

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të lejojë mbajtjen e dasmave, mirëpo me orar të kufizuar dhe duke respektuar udhëzuesin e veçantë.

Në njoftim thuhet se mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës lejohet deri në ora 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndërpritet në ora 22:45.

Po ashtu bëhet e ditur se organizimi i ahengjeve të tilla dhe mbrëmjeve të maturës është i lejuar me kushtin që të shfrytëzohet 30 përqind e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100 metra katrorë), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 përqind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Përveç kësaj, distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri metra.

Artikuj të ngjashëm