Meritoni i Klanit gati për aventurën në ‘Dance With Me’

By

Dhe më në fund çdo gjë është gati për sezonin e katërt të ‘Dance with Me’.

Spektakli i kërcimit në televizionin Klan do mbledh sërish figura të njohura nga sfera të ndryshme të artit për t’i parë në një tjetër dimension – atë të kërcimit.

E në këtë kompeticion nuk do mungojnë as emra nga Kosova.

Krahas Trim Jetullahut, këngëtarit i cili do jetë çift me bukuroshen Xhensila Pera tashmë edhe një tjetër emër është konfirmuar në spektakël.

Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetarin e Klan Kosovës që do t’i bashkangjitet garës në çift me Rovena Stefën.

Ndryshe, spektakli është paraparë të nisë të hënën e dytë të Shtatorit, me datë 11. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm