Versioni akustik i ‘Your Song’ është i tëri që na duhet këtë mbrëmje (VIDEO)

By

Këngëtarja Rita Ora pas rikthimit në muzikë me ‘Your Song’ nuk po ndal aktivitetet e saj në Amerikë e jo vetëm.

Paraqitjet televizive janë shndërruar në përditshmëri për këngëtaren e cila në gjithë këtë proces nuk po i  ndahet bashkëpunëtorëve të rinjë.

Rita ka publikuar sot pasdite një video nga interpretimi live i këngës në versionin akustik teksa shoqërohej në kitarë nga super ylli Ed Sheeran i cili është në fakt edhe autori i këngës ‘Your Song’.

Me aftësitë vokale të cilat nuk është se i janë kontestuar ndonjëherë, kjo sekuencë e interpretimit LIVE është definitivisht relaks për veshin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm