Artistja e muzikës popullore së fundmi ka folur hapur për sëmundjen nga e cila vuan.
E ftuar në “Expuls”, këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.
“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.
Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet tuaja (sëmundje autoimune). Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit – duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.
Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton. /Prive.al