Larg politikës, larg fjalimeve në kuvend e grindjeve me të tjerë deputetë, mëngjesi i saj i së shtunës është një mëngjes tipik familjar.
Deputetja Blerta Deliu, e ka nisur ditën pranë familjes, madje edhe duke futur duart në kuzhinë për të gatuar gjërat më të shijshme për fëmijët e saj.
Deliu ka përgatitur petulla dhe më pas i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, vetëm sa për të na i futur lakmitë.
Ajo madje, këtë mëngjes relaksi në këtë ditë të qetë nëntori, e ka shoqëruar me çaj indian. /Prive.al