Ardiani s’ndalet këtë verë vetëm me “Panorama”

By

“Panorama” që e solli në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn është pa dyshim një nga hitet absolute të kësaj vere.

Por, një gjë e tillë duket të mos i “ngopë apetitet” artistike të këngëtarit Ardian Bujupi.

Ky i fundit nuk do e përmbyllë sezonin e kësaj vere të pazakontë edhe pa një tjetër këngë, kësaj radhe solo!

Bujupi përmes platformave sociale ka bërë të ditur se e ka gati këngën e rë “Reggaeton” publikohet me të hyrë në mesnatën e së Premtes.

Ardiani duket të mos na zhgënjejë as këtë herë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm