Si rrallëherë, Kaltrina Selimi shfaqet krah bashkëshortit (FOTO)

By

Jeta në Britani të Madhe ka ndikuar që këngëtarja Kaltrina Selimi të mungojë pak nga paraqitjet publike në Kosovë.

Ajo nuk është shumë aktive as në rrjete sociale mirëpo nëse një sezon nuk duhet humbur asesi në vendlindje, është ai i verës.

E angazhuar tashmë edhe si këngëtare në ahengje familjare me kolegun e saj Alban Mehmetin, Kaltrina si rrallëherë ka pozuar në një fotografi me bashkëshortin, Dritonin.

Imazhi është shkrepur nga një darkë me kolegun Albanin dhe bashkëshorten e tij, Fjollën teksa dyshja duket të jenë gati edhe për pjesën e mbetur të sezonit veror me datat e rezervuara të familjeve që i kanë besuar atmosferën në datat më të rëndësishme për ta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm