Megjithatë, Afrona i lë në Instagram dy foto që e lidhin me Bleron

By

Modelja Afrona Dika, që prej momentit kur i dha fund lidhjes me Bleron, nuk vonoi për të fshirë çdo gjurmë të tij në rrjete sociale.

Fotot nga pushimet në Santorini, dedikimet emocionale të shpeshta dhe çdo gjë tjetër e përbashkët më nuk zuri vend tek profili i bukuroshes.

Megjithatë, janë dy foto që e lidhin direkt dhe indirekt me këngëtarin.

E para, një karikaturë e realizuar 38 javë më parë, dhe e dyta, një foto me vëllain e Bleros, Burimin dhe të dashurën e tij, e shkrepur 49 javë më parë.

Nuk dihet arsyeja se pse Afrona i ka lënë këto dy imazhe. S’ka pasur zemër t’i fshijë apo thjesht i ka harruar?! Ku i dihet, mbase tani kur i kemi gjetur në profil do mendohet sërish dy herë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm