Prindërit e Rita Orës ‘zbarkojnë’ tek Behgjet Pacolli

By

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot ka pasur mysafirë mjaft të veçantë në villën e tij ku pret e përcjell pothuajse çdo ditë dhjetëra njerëz.

Prindërit e fenomenit botëror, Rita Ora, kanë qenë mysafirët e sotëm në residencën e biznesmenit në Hajvali të Prishtinës.

Pa cekur saktësisht se cila ka qenë arsyeja e takimit, Pacolli në Facebook ka treguar se është ndjerë i nderuar nga prezenca e Besnik dhe Vera Sahatçiut.

Besniku dhe Vera Sahatçiu, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Londër, sot e nderuan familjen time me vizitën e tyre. Në takimin me ta, e kuptova pse ajo vajzë ka deportuar në tregun botëror’ – ka shkruar ish-Presidenti i vendit në postimin e bërë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm