Këngëtarja Bebe Rexha në vazhdimësi ka dhënë mesazhe përmes rrjeteve të saj sociale sa i përket standardeve të bukurisë të cilat nuk duhet të ekzistojnë.
View this post on Instagram
Ajo ka inkuruajuar ndjekësit e saj që të shkëputen nga trendi i fotove të edituara e ndërhyrjeve për të arritur perfeksionin.
Së fundmi, Bebe ka nisur një kampanjë.
Duke postuar fotografitë e linjave të saj në rroba banjoje, ajo i ka kërkuar ndjekësve që t’i dërgojnë foto e video të trupave të tyre (me linja të kolme apo të holla) nën thurjen #EverybodyIsBeautiful [Çdokush është i bukur].
View this post on Instagram
Përgjigja e ndjekësve ndaj kërkesës së Bebes ka qenë masive duke bërë që një numër i madh të dërgojnë shkrepjet e tyre. /Prive.al