Prezantuesja Luana Vjollca ka nisur sonte puntatën e dytë të emisionit ‘Shiko kush luan’.
Në hyrje, programi u nis me koment për puntatën e parë ku mes tjerash vetë Luana përmendi ‘akuzat’ se është shumë e ‘bërë’ duke aluduar në intervenime estetike.
‘Disa më thanë shumë e bome por unë kam shtuar 16 kilogramë kështuqë mos më thuani që kam bërë edhe krahët’ – ishte përgjigja e bukuroshes për akuzat.
16 kilogramët duken të jenë shkaku i ndryshimit radikal në pamje, të paktën sipas vetë Luanës. /Prive.al/