Më shumë se 3 vjet shkëputje nga muzika – Big Basta tregon arsyen

By

Artsti Big Basta, që krijoi shumë këngë të dashura për publikun, ka më shumë se 3 vjet që është shkëputur nga muzika.

Së bashku me bashkëshorten e tij Vesa Lumen dhe të voglin e tyre Lianin, po jetojnë në Zelandë të Re.

Ndonëse se dyshja janë shkëputur nga muzika, ata qëndrojnë në kontakt me të gjithë fansat dhe dashamirët e tyre, me postime aktive në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

E së fundmi, Big Basta me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai zbuloi edhe arsyen pse ai vendosi të tërhiqej (ndoshta përkohësisht) nga muzika.

E arsyeja e tij, është thjesht e ardhmja dhe siguria financiare.

“3 vjet e gjys shkeputje nga muzika Shqiptare, per te ardhmen time dhe familjes sime. Qe kur te shkoj 45-50vjec tmos kerkoj per pune ne RTSH dhe te jem ne gjendje te perballoj pleqerine. Ne Shqiperi, prape pa te drejta autori, prape pa pension artistik, prape pa asnje suport nga shteti(e pate vete ne kohen me te veshtire) dhe prap me M*T e bejne duke bere kenge aspak me vlera. Qellimisht po peshtyhet mbi ate vend, turp!” – shkruan artisti në postimin e tij në Facebook. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm