Shpërthimi i sëmundjes së Coronavirusit ka përfshirë tërë botën dhe shumë shtete po marrin masa se si të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.
Shumë shtete, përfshirë këtu edhe Austrinë kanë ndaluar organizimin e eventeve që mbledhin më shumë se 1000 persona në një hapësirë.
Virusi ka prekur të gjitha industritë, përfshirë këtu edhe të muzikës dhe organizimeve muzikore.
Për këtë arsye edhe djemtë e Three Dots janë detyruar të anulojnë koncertin e tyre në Vienë, Austri – por lajmin e dhanë me një video shumë interesante duke premtuar që koncerti do të mbahet atëherë kur gjithçka të jetë brenda parametrave të sigurisë.
Deri më atëherë pa panik dhe shijojeni videon e mëposhtme. /Prive.al