Më në fund – Rihanna flet për shtatzëninë! (VIDEO)

By

Për muaj të tërë, ka pasur thashetheme se Rihanna mund të jetë shtatzënë.

Fansat në vazhdim kanë komentuar në fotografitë e saj, duke thënë se ajo po peshon më shumë dhe duke e pyetur atë nëse është shtatzënë.

Por, me sa duket iu erdhi fundi të gjitha spekulimeve.

Rihanna së fundmi u intervistua nga Anna Ëintour. Të dyja pyetën njëra-tjetrën dhe siç mund ta merrni me mend, tema e një foshnje doli për këngëtaren.

Duke folur nga një zyrë në Londër, Rihanna iu përgjigj pyetjeve nga Ëintour që ishin pikërisht ato që fansat donin të dinin.

Wintour pyet: “Rihanna, shpreson të lindësh së shpejti një fëmijë?” Përgjigja e saj? Ajo belbëzoi pak por fjalët e saj ishin këto:

“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla, por, ju e dini, plani i Zotit. Por mezi pres të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste”.

Këngëtarja e cila është në lidhje me miliarderin, Hassan Jameel që prej vitit 2017, pranoi se ajo kënaqet duke u shëtitur dhe gatuar teksa jeton në Londër.

Edhe pse nuk zbuloi nëse dasma është në planet e saj të afërta, themeluesja e “Fenty”, tha se për çdo model të veshjes së dasmës do të bashkëpunonte me stilistin John Galliano./PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm