Çka do të shihni sonte në Prive?! (Video)

By

 

Kjo e shtunë në Prive merr ngjyrat ‘Kuq e Zi’. Episodi i kësaj jave fillon me materialin e gazetarit Artan Telaku për kombëtaren shqiptare në futboll. Çka simbolizon kombëtarja për yjet tanë?

Cilët artistë studiuan një profesion tjetër por zgjodhën artin për karrierë?

Maki Bajrami sjell një material me Yllka Bradën për koleksionin e ri ‘Unique Pieces’.

Motrat Mustafa bien pre e kamerës së fshehur e ndërsa Shpat Kasapi në një intervistë me Vlorijan Halilin flet për risitë në jetë ne tij.

Vizita e Rita Orës nuk ka mbetur jashtë syrit të kamerës së Prive-së.

Në 60 sekonda përgjigjet Berat Buzhala.

Përpos këtyre, nuk mungojnë as dy rubrikat e përjavshme.

Prive, këtë mbrëmje në ora 19.00 nën drejtimin e Liberta Spahiut./Prive.al

Artikuj të ngjashëm