Elvana Gjata ka folur më në fund për ndarjen e rrugëve me Flori Mumajesin.
Në ‘Xing me Ermalin’ ajo ka deklaruar këtë gjë:
‘Ndjej vetëm mirënjohje për gjithë jetën. Jam rritur dhe jam formuar artistikisht prej tij (Florit). Nuk do e ekzagjëroja të them që ne të dy përgjatë viteve që kemi punuar bashkë kemi bërë revolucion në muzikën moderne shqipe. Unë nuk harroj rrënjët por ndjek dritën’ – është shprehur Elvana mbi Florin dhe ndarjen pas një dekade bashkë në muzikë.