Trendi i rrjeteve sociale ka ndikuar në shumë gjëra që kanë të bëjnë me artin e veçanërisht me muzikën.
Projektet e reja nga artistët prezantimin kryesor tashmë e kanë në platformën Youtube e jo në televizione siç ndodhte dikur.
Krahas saj ato marrin mbështetje të madhe edhe në rrjete sociale e këtë trend po ndjekin shumë artistë shqiptarë të cilët me rastin e lansimit të ndonjë projekti nga kolegët e tyre po i japin mbështetje përmes rrjeteve sociale.
Njejt ndodhi edhe me këngëtaren Kaltrina Selimi e cila bëri një një gjë të tillë duke shpërndarë projektin e fundit të kolegut Gold AG me të cilin së fundmi erdhi në bashkëpunim.
Ndonëse nuk është e obliguar ta bëjë një gjë të tillë edhe pse me disa ditë vonesë ajo i dha supportin e saj duke kryer në njëfar forme obligimin moral që kishte ndaj artistit. /Prive.al/