Java e kaluar në gjithë botën kishte vetëm një fushatë që mori vëmendjen e të gjithëve me plot të drejtë.
Protesta e kampanja të shumta në luftën kundër racizmit, që nisi sërish pas vrasjes së Floyd në Amerikë nga një polic.
Kjo u vlerësua si një gjest racist dhe përtej etikës së forcave policore e prandaj në këmbë u ngritën të gjithë përfshirë edhe kolegë të tij e bashkëshortja që kërkoi divorc.
Kësaj kampanjë kundër racizmit si një problem i theksuar në gjithë botës, iu bashku edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik.
Në një postim të tij në llogarinë e Instagram-it ai thekson se të gjithë jemi njëlloj.
Fotoja paraqet reperi dhe një vogëlush me ngjyrë teksa dyshja bëjnë simbolin e shqiponjës me duar. Nën këtë foto, ai shkruan “Ne jemi të gjithë njësoj❤️#blacklivesmatter #nëZotbesojmë#stopracizmit”.