Fansa mblidhuni këtu! Rihanna po rikthehet

By

Ne jemi duke pritur kthimin e Rihannës.

Fansat kanë pritur një kohë shumë të gjatë për vazhdimin e albumit të saj më të fundit, “Anti” që u publikua në vitin 2016, për të cilën ajo ka ngacmuar vazhdimisht fansat e saj.

Kur u pyet së fundmi nëse po punonte për melodi të reja, ajo tha “Së shpejti, së shpejti”.

Rihanna, premtoi se albumi i saj i ri do t’ia vlejë pritjen, ndërsa ka ngacmuar fansat se mund të presin një ‘tingull krejtësisht të ndryshëm’.

Krijuesja e hitit “Rude Boy” këmbënguli se ajo është “gjithmonë duke punuar në muzikën e saj dhe pavarësisht lutjeve të fansave që ajo të ndajë ndonjë pjesë, ajo dëshiron të presë derisa të jetë plotësisht e kënaqur”.

Ajo tha: “Unë jam duke punuar gjithmonë në muzikë të re. Vetëm se nuk kam nxjerrë një album prej disa vitesh nuk do të thotë që nuk kam punuar për të”.

“Unë nuk do të nxjerr muzikë vetëm sepse njerëzit e dëshirojnë atë. Unë do ta bëj që ia vlen të presësh – dhe do t’ia vlejë pritja”.

Biznesmenja miliardere gjithashtu ka gjetur sukses si aktore dhe me markat e saj ‘Fenty’, por ajo insistoi se çdo gjë për të cilën po punon duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtet.

Ajo tha: “Për mua, ka të bëjë me arritjen e përsosmërisë. Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk do të nxjerr një album për hir të tij, ose të bëj një film për hir të tij, ose një bashkëpunim mode për hir të tij. Unë duhet të besoj në të”.

Krijuesja e hitit “Umbrella” publikoi albumin e saj debutues në studio “Music of the Sun” në vitin 2005.

Artikuj të ngjashëm