Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ua ka rikujtuar edhe njëherë banorëve rregullat e Big Brotherit.
Ai ka treguar se bisedat me tematikë fetare dhe politike janë të ndaluara, përcjell Klankosova.tv.
“Bisedat me tematikë fetare e politike janë të ndaluara, bashkë edhe me gjuhën intimiduese, kundrejtë çdo kategorie shoqërore”, është shprehur ai.