Dita e sotme është e veçantë në kalendar për Dua Lipën.
Ajo feston një vit të plotë të romancës me Anwar Hadid, të cilën ekskluzivisht e zbuloi Prive.al, përpara të gjitha mediave në nivel botëror.
Në përvjetorin e parë të lidhjes së dashurisë, këngëtarja ka zgjedhur një kolazh fotosh me Hadid dhe një dedikim të bukur.
‘Asgjë më e ëmbël se 365 ditë të përbashkëta me ty’ – shprehet Lipa në postimin e bërë. /Prive.al