E fejuara e Ylli Dervishit (Buci), Verona, që e famshme u bë veç me një vizitë në Big Brother VIP Kosova, gjatë një interviste për Prive ka folur mbi mundësinë e pjesëmarrjes së saj në një ‘reality show’ të ngjashëm.
E përgjigja e Veronës ishte goxha interesante, derisa la të kuptohet se ndoshta sipas saj, “do të ishte lojëtare edhe më e fortë se Buci”, falë mësimeve mbi lojën që i ka marrë përgjatë aventurës së fejuarit të saj në BBVK.
Pos tjera ajo befasoi edhe me një koment mbi Santianën – kjo e fundit është komentuar pafund për lojën brenda BBVK2 me Bucin e Veronës.
Kuptoni plot detaje nga Verona, duke e ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.