Është njëra ndër ikonat e Hollywood-it që ka realizuar me dhjetëra role. Komedi, triler, drama e po ashtu edhe aksion, Cameron Diaz s’kishte vit që s’kishte film të ri.
Aktorja 45-vjeçare është shprehur se ka marrë më të mirën e mundshme nga aktrimi, por tashmë ka ardhur koha për tu fokusuar në jetën familjare dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Benji Madden.
Ajo ka deklaruar se ka nevojë që të pushojë dhe të merret me jetën e saj larg punës dhe angazhimeve të mëdha që kërkojnë projektet filmike. /Prive.al