Me cilin artist shqiptar e ndërkombëtar do të bashkëpunojë? E thotë vet Fero

By

Vitin e nisi me projektin “Marijuana” dhe Fero ka ende shumë për fansat dhe ndjekësit e tij.

Ai hyri në Instagram për të ndarë me ndjekësit e tij, çka do që ata do ta pyesnin.

Si fillim, albumi i tij ka nevojë për prekjen finale që të jetë gati të publikohet, siç pretendon reperi, “Këto ditë së shpejti.”

Ai po ashtu konfirmoi se ka një bashkëpunim me Stresin i cili do të jetë në dispozicion të dëgjuesve shumë shpejt.

E sa i përket një bashkëpunimi ndërkombëtar, ai ka gati një projekt me Capital Bra, reperin me origjinë ruso-ukrainase që vepron në Gjermani, i cili po ashtu ‘Shumë shpejt’ do të publikohet.

Reperi nuk ka bërë të ditur ndonjë datë publikimi për asnjë nga projektet e tij, por fansat e tij do të duhet të mjaftohen vetëm më një ‘shumë shpejt’.

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm