Alby flet pas daljes nga BBVK, thotë se vajza e bllokoi… (VIDEO)

By

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby sonte e ftuar në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, ku foli për lojën e saj brenda shtëpisë.

Ajo qëndrimin brenda shtëpisë e ka konsideruar si një eksperiencë të paharrueshme, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Alby është shprehur se i rrinte në kokë vajza e saj dhe e bllokonte nga gjithçka që ndodhte në shtëpi.

“Ka qenë pjesa e fundit kur më erdhi vajza, ditën që iku nga shtëpia, e pash se si reagoi dhe ajo më ka bllokuar nga gjithçka, sikur ta disha që jam gati të dalë sepse më rrinte në kokë vajza ime dhe më bllokonte nga gjithçka tjetër që ndodhte rreth shtëpisë”, është shprehur ajo.

 

Artikuj të ngjashëm