Këngëtarja Nora Istrefi ishte sonte e ftuar në pjesën e dytë të emisionit NIN ku shpalosi më shumë detaje nga projektet e reja për verën dhe jo vetëm.
Anash nuk mbeti as pjesa familjare.
E pyetur se sa e ka të vështirë të lihet Renée kur ajo dhe Roberti janë nëpër mbrëmje muzikore, Nora deklaroi se kjo pjesë është pak e vështirë për faktin se vajza është e lidhur shumë me të dy.
Duke ndarë detaje, ajo tha se Renée i përcjell klipet e saj, të Erës dhe të artistëve tjerë teksa ‘Baby jem’ ku këngëtarja shfaqet me personin e zemrës, Robertin është videoklipi i preferuar me të cilin Renée qesh.
Mbase skenat me përplot dashuri të prindërve të vizuelizuara profesionalisht me klip janë arsyeja që princesha e vogël të ketë projektin e saj të preferuar dhe ne themi që ka shijen e duhur. /Prive.al/