Shpirti i festave të fundvitit, ka hyrë edhe në dhomën e Emina Çunmulajt.
Modelja e famshme shqiptare, ndonëse e zënë me punë dhe ndodhet në një udhëtim, nuk e ka lënë pa e stolisur pemën e Krishtlindjeve.
Çunmulaj që para pak ditësh dha lajmin se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin Sam Nazarian, ka zgjedhur ne pemë të bardhë për ta rregulluar këtë vit.
Ajo ka blerë plot stoli, përfshirë një Babadimër shumë simpatik të cilin e ka vendosur poshtë pemës.
Të gjitha këto i ka regjistruar në një video të cilën e ka publikuar në Instagram, duke shfaqur ambientet e bukura ku ajo po qëndron. /Prive.al