Performanca e Dua Lipës në Ellen DeGeneres ‘çmend’ publikun në sallë

By

E ftuar në shfaqjen televizive të Ellen DeGeneres, Dua Lipa joshi publikun me sharmin e saj.

Ajo po ashtu e dëshmoi se nuk është vetëm një këngëtare e mirë por dhe që di të punojë një rreng me një fytyrë tejet serioze.

Rrengu i parë i Ellen DeGeneres për vitin 2020 nuk do ju dëshpërojë. Ajo dërgoi Dua Lipën dhe një nga shkrimtaret e saj në një dyqan të “World Market” për një tjetër segment ” Speak the Lyrics” (Flisni tekstin).

E maskuar me një parukë dhe syze, ylli i popit iu afrua blerësve që fare nuk dyshonin dhe u foli atyre vetëm duke përdorur vargje nga disa nga këngët e saj popullore, duke përfshirë “Don’t start now”, “One kiss” dhe “New Rules”.

Dua Lipa performoi po ashtu këngën e saj hit “Don’t Start Now” pjesë e albumit të saj të ri “Future Nostalgia” që do të publikohet së shpejti.

Ndiqni performancën e saj të plotë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm