Mc Kresha thërret ezanin në Mitrovicë (VIDEO)  

By

 

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha, ka thirrur ezanin në një xhami të Mitrovicës.

Në një video të publikuar në faqen “Qyteti i Mitrovicës” në Facebook, artisti dëgjohet teksa thërret ezanin në mesin e shumë besimtarëve, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, Mc Kresha shpesh herë ka folur për fenë islame në intervista dhe është agjërues i rregullt i Ramazanit.

Shihni më poshtë videon:

A po e lë muzikën MC Kresha? Vjen në Mitrovicë për t'i falur teravitë shihet duke thirrur ezanin Reperi i njohur mitrovicas Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha sonte është parë në xhami duke thirrur ezanin në Mitrovicë. Ky veprim i tij, po shihet si kthimi në namaz, dhe hap drejt lënies së muzikës, apo vetëm një obligim që duhet ta kryejë çdo besimtar islam, shkruan Qyteti i Mitrovicës. MC Kresha edhe më herët ka vizituar xhamitë dhe çdoherë veten e prezenton si besimtar i devotshëm, dhe nuk pi alkool. Ndryshe në qytetin e Mitrovicës numri i qytetarëve që praktikojnë faljen e namazeve është shumë i madh, sikur numri i madh i agjëruesëve/Qyteti i Mitrovices/.

Posted by Qyteti i Mitrovicës on E diel, 24 prill 2022

Artikuj të ngjashëm