Modelja e njohur, gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Gresë Hoti ka qenë pak më e tërhequr këto kohë nga rrjetet sociale.
Postimet kanë qenë dukshëm më të pakta në numër pasi ajo ka marrë një pushim nga rutina e saj.
E këtë kohë, ajo ka vendosur ta kalojë me familjen.
Gresa ka marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në 10 ditëshin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo është shfaqur nga xhamia Sheikh Zayed krah prindërve të saj.
‘Ju sjelltë ky Ramazan paqe të mendjes dhe zemrës’, është shprehur ajo në postimin e bërë.
Gresa sigurisht që ka respektuar traditën vendase duke u mbuluar. /Prive.al