Surpriza pa fund, Ganja banorja më e re e BBVKS

By

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër.

Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu shtua fillimisht një banore e re – Mbresa Hajrullahu, dhe jo vetëm.

Ajo rezultoi të mos ishte e vetmja banore që i shtohet kastit për sonte, pasi që në shtëpinë e BBVK-së, tashmë ka hyrë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi – Ganja.

“Ganja është me punën dhe muzikën, me ata që me vite më kanë mbajtur në skenë, adhuruesit e mi që më të vërtetë më duan dhe i dua. Jam e përmbushur në jetë, kështu që edhe profesioni më mbush akoma më shumë, sepse me anë të tij dhuroj dashuri. Jam aq modeste, saqë ndonjëherë ndjehem keq kur flas për veten time”, ka thënë Ganja pos tjerash, në video klipin prezantues.

Artikuj të ngjashëm