Mbrëmje romantike: Selena Gomez dhe Justin Bieber më të dashuruar se kurrë (FOTO)

By

Rikuperimi lidhjes së tyre bëri bujë në mediat ndërkombëtare.

Dyshja Selena Gomez dhe Justin Bieber, u rikthyen në lidhjen e vjetër të cilës i dhanë fund në vitin 2015-të.

Të dashuruarit e kanë kaluar mbrëmjen e së shtunës bashkë, pasi me një aeroplan privat fluturuan drejt Seattle, Washington, të Shteteve të Bashkuara, për të kaluar ca kohë të vetëm.

Justin dhe Selena janë parë në një vend të quajtur “Fabrika e Sheqeit”, ku ata e shijuan shoqërinë e njëri tjetrit, duke porositur një pije të quajtur Ocean Blue.

Burime të TMZ, kanë thënë se këngëtarët janë parë duke i mbajtur të shtrënguar edhe dorën njëri tjetrit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm