Mbi një vit pa u bërë i ‘gjallë’ në rrjete sociale, ku është Renato Mekolli?

By

Jo shumë kohë më parë ai ishte ndër emrat më të komentuar  në rrjet.

Kuzhinieri Renato Mekolli u përfol gjerësisht gjatë sezoneve të programit “Hell’s Kitchen”.

View this post on Instagram

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli)

Sjellja arrogante e tij kundrejt konkurentëve (siç edhe e kërkon formula)  nuk u prit mirë nga shqiptarët, ndonëse audienca për këtë format në tre sezonet e tij ishte në kulm.

Por, ka mbi një vit nga hera e fundit kur kemi dëgjuar për shef Renaton.

Postimi i tij i fundit është në janar të 2021-ës, atëherë kur edhe u mbyll cikli i “Hell’s Kitchen” me tre sezone rresht.

Çfarë ka ndodhur me Renaton? Ku është ai?

Mos u shqetësoni, shefi është mirë vetëm se ka marrë pushim nga rrjetet sociale, e me shumë gjasë edhe nga televizioni.

Në vëmendje, atë e ka risjellë këngëtarja Rozana Radi e cila mbrëmë ka postuar një fotografi nga restoranti ku është i angazhuar këto kohë shef Renato, i cili duket ta ketë mbyllur nga periudha pandemike e këndej restorantin e tij “Umami”.

Nuk dihet nëse në planet e afërta të tij mbetet një format i ri gatimi në Top Channel apo diku tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm