Kjo duhet të jetë veshja më interesante ndonjëherë e reperes Cardi B!

By

Paraqitja Cardi B në Javën e Modës në Paris nuk ishte një maskë e thjeshtë e gatshme që ajo vuri në kokë – u deshën orë të tëra të dhimbshme për të arritur deri tek produkti përfundimtar.

Reperja e “I Like It” habiti të enjten kur ajo u shfaq në shfaqjen e Javës së Modës në Paris me  Offset, me një maskë dhe gati se e zhveshur me një pallto sipër. Bradley Jordan, krijuesi i maskës së Cardi B, tregon për TMZ se për të krijuar maskën u deshën plot 36 orë.

Jordan thotë se e filloi maskën vetëm me materialin, por më pas e mbuloi me gurë të zi të prerë me madhësi të ndryshme, të vendosur në argjend.

Artikuj të ngjashëm