Granit Xhaka, futbollisti me prejardhje kosovare që luan për Arsenalin e Kombëtaren Zvicerane, është martuar me vajzën me të cilën tash e një kohë është në lidhje.
Xhaka dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Leonita Lekaj, kanë lidhur kurorë dhe këtë e kuptuam përmes një fotografie, që Graniti ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
Çifti i ri duken përrallorë në këtë imazh që do u mbetet kujtim i bukur i martesës, ku Leonita duket si një princeshë me vellon gjigante.
Martesa e tyre erdhi befasishëm, ngase vetëm para një muaji ai i kishte propozuar martesë në Amerikë, por ata të dy kishin zgjedhur të mos flasin për datën e madhe, duke vendosur ta bëjnë tek tani publike se ata tashmë janë të martuar. /Prive.al