“Burgoset” këngëtari Lindon Berisha! (FOTO)

By

Këngëtari i ri e super i talentuar nga Shkupi, Lindon Berisha, duket se po kalon një periudhë mjaft të mirë në Zvicërr.

Gjatë kësaj kohe artisti po viziton shumë vende të ndryshme e mes tyre po i bie të qëndrojë edhe në shumë hotele.

E në njërën prej ndalesave në këto hotele ai shkrepi një fotografi mjaft të çuditshme pasi që dyert e hotelit në fjalë ngjasonin shumë me ato të burgjeve.

Artisti ironizoi disi me këtë fakt teksa shkroi ‘Moj Hapsane’ duke aluduar në dyert të cilat të jepnin një përshtypje të tillë.

Sidoqoftë ai përpos udhëtimeve nuk ka lënë anash aspak muzikën teksa shumë shpejt pritet të vijë edhe me projkte të reja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm