Ka qenë pjesë e skenës vite më parë e madje konsiderohej si një ndër këngëtaret më simpatike.
Por pas disa projekteve, Bubulina Krasniqi motra e Teutës dhe Memlit, vendosi të nis një karrierë të re jashtë vëmendjes së publikut.
Bubulina dashurinë me Pëllumbin e shënoi me fejesë një vit më parë e ndërkaq nesër siç mëson Prive, atë e kurorëzon me martesë.
Sonte do të mbahet nata e vajzave siç njihet në gjuhën popullore ‘kanagjegji’ për të vazhduar të dielën me ceremoninë zyrtare. Urime.