Martesë në horizont? Roza mesazh të qartë partnerit të saj në intervistë

By

E ftuar në “50 pyetje” të Prive, prezantuesja Roza Lati shpalosi shumë nga personalja dhe profesionalja e saj, përfshirë programin dhe angazhimin në serialin “NINA”.

Mes tjerash, ajo pranoi se është në një lidhje dashurie prej kohësh, ndonëse vazhdon të jetojë vetëm.

E pyetur mbi mundësinë e një dasme, Roza u shpreh se atë do ta bënte për qejfin e nënës së saj, Ritës.

Por, ajo u përkujdes që të çojë edhe një mesazh tek i dashuri i saj aktual. Lati e la të kuptohet se duhet edhe pak për ta bindur mbi një hap të tillë – të martesës.

Prezantuesen mesa duket duhet shumë angazhim për ta bindur. Si të ndodhte ndryshe? Nuk është lehtë të kesh në krah Roza Latin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm