Finalja e spektaklit të TV Klan “C’est La Vie” e solli moderatoren Marina Vjollca, duke shkëlqyer në skenë.
Bukuroshja shqiptare u prezantua ndryshe nga herat e tjera dhe dukej një elegante e pashoqe. Kësaj here kishte vendosur të bënte një krehje të drejtë dhe flokë më të shkurtër ndërsa zgjodhi të vishte një fustan në ngjyrë portokalli, që të merrte shumë vëmendje.
Imazhet e saja nga kjo mbrëmje ishin ngado, mirëpo ishte njëra që tërhoqi vëmendjen e u akuzua se ajo kishte përdorur photoshop për ndërhyrje dhe padashje kishte fshirë gishtin e madh të dorës.
Mirëpo kjo po del të mos jetë e vërtetë dhe është grimeri i moderatores ai që ka sqaruar gjithçka për ndjekësit e saj, që e akuzuan se ndërhyri në fotografi për ta bërë më të bukur.
Arbër Bytyqi, shkruan në profilin e tij në Facebook, se po të vërehet mirë fotografia, duket qartë që gishti është në një pozicion që nuk vërehet.