Për muaj të tërë përflitet madje edhe për një martesë me reperin Getoar Selimi por deri tani, kur kanë kaluar mbi dy vite lidhje të konsoliduar, bukuroshen Marina Vjollca se kemi parë ndonjëherë me vjehrrën apo vjehrrin e saj.
Ndonëse, lidhja ka kaluar tash e një kohë fazën e aprovimit familjar me takimet e shpeshta sin ë Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duket se është dashur të pritet 35 vjetori i Getit për një foto të përbashkët.
Prive.al ka siguruar një imazh që shfaq liderin e Babastars, prezantuesen bukuroshe, vëllain e Getit dhe dy prindërit, zonjën Florije dhe zotëri Ibrahimin teksa drekojnë bashkë, me një gotë në dorë për të ngre dolli në këtë moment të shënuar.
Më poshtë fotografia. /Prive.al/