Marina nisë pushimet me ‘hallet’ e një shtatzëne! (FOTO)

By

Ditën e djeshme, ajo konfirmoi më në fund shtatzëninë.

Prezantuesja Marina Vjollca këtë zgjedhi ta bëjë përmes fotografive të realizuara në mënyrë profesionale nga ‘mjeshtri’ i aparatit Endrit Mërtiri.

View this post on Instagram

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Paralelisht, pas hapjes së dyqanit në zemër të Tiranës, koha është ndarë për një javë pushimesh.

Geti dhe Marina kanë marrë rrugë drejt njërit prej destinacioneve ekzotike, ishujt Sejshell ku shumë gjëra, kanë qenë ndryshe për shkak të pritjes së ëmbël për prezantuesen bukuroshe.

Ajo ka ‘hallet’ e shtatzënave, siç e ka zbuluar përmes një videoje nga fluturimi.

Marinës i është dashur të qëndrojë e zbathur në aeroplan për shkak të enjtjes së këmbëve, një nga shqetësimet e zakonshme që kanë gratë shtatzënë.

Kushdo që ka kaluar pritjen sigurisht se ia beson Marinës! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm