“Hasa e Hysa” jo vetëm në skeçe – e patë serialin më të ri vendor?

By

Të gjithë i kemi dëgjuar me qindra herë legjendat simpatike të dy miqve me emrat Hasa dhe Hysa.

Siç i quan populli “fore”, të panumërta ka pasur për ta dhe kanë prekur çdo situatë të mundshme.

Por tani Hasa dhe Hysa kanë një pamje të caktuar dhe imagjinata e dikujt u vu në jetë nga ON Air, meqë produksioni ka nisur të publikojë disa seri në Youtube, ky Hasa dhe Hysa në minutazhë të shkurtër shpalosin të gjitha shakatë që i kemi dëgjuar ndër vite.

Kësaj here, rolet e Hasës dhe Hysës i luajnë aktorët e njohur kosovarë, Ernest Malazogu dhe Muhamed Arifi, ndërsa të gjitha mini-serialet tashmë janë publikuar në kanalin e ON Air në Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm