Prezantuesja Marina Vjollca befasohet relativisht shpesh nga i dashuri i saj, Getoar Selimi me një spektër të gjerë dhuratash, nga veshje e gjëra tjera materiale deri tek pushimet luksoze nëpër botë.
Por, Marina sot duket të jetë befasuar me një dhuratë tipike për motrën Luanën – lule.
Në foton e fundit të shkrepur në Tiranë, bukuroshja shihet teksa në dorë mban një trëndafil të bardhë.
Duke qenë se simboli i trëndafilit të bardhë reflekton simpatinë para kalimit në nivelin e trëndafilëve të kuq nuk besohet se atë ia ka dhuruar Geti por pa marë parasysh personin, e rëndësishme është që një dhuratë e tillë po i pëlqen Marinën deri në pikën ku e ka vendosur në plan të parë tek fotoja e fundit. /Prive.al/